STUDIMI I FUNDIT/ Rrjetet sociale nuk duhen përdorur më shumë se 30 minuta – AlpeGossip
STUDIMI I FUNDIT/ Rrjetet sociale nuk duhen përdorur më shumë se 30 minuta

STUDIMI I FUNDIT/ Rrjetet sociale nuk duhen përdorur më shumë se 30 minuta

Kurioziteti, dëshira për të parë sa më shumë fotografi, video, për të marrë informacione përmes rrjeteve sociale është gjithnjë në rritje. Por nisur nga ky afeksion me to, studiuesit në britani kanë kryer një eksperiment për të parë ndikimin ose jo negative.

Sipas studimeve të publikuara në revistën studimore britanike ‘xhornoll of Soshëll end klinikëll sajkologji, përdorimi në një kohë prej 30 minutash në ditë i rrjeteve sociale mund të garantojë një shëndet më të mirë mendor.

Pas eksperimentit me 143 studentë, ku studiuesit monitoruan sasinë e kohës që e shpenzojnë në rrjete sociale – si Facebook-u, Instagram-i dhe Snapchat-i – ata në fund u vlerësuan për shëndetin mendor bazuar mbi shtatë faktorëve të ndryshëm: mbështetja shoqërore, frika se mos vecohen, vetmia, vetëpranimi, vetëbesimi, ankthi dhe depresioni.

Më pas autorët i kishin ndarë studentët në dy grupe dhe e kishin vazhduar eksperimentin për tri javë.

Njërit grup iu është kërkuar t’i përdornin rrjetet sociale si zakonisht; grupit tjetër iu kufizua koha e shpenzuar në rrjete sociale në vetëm 10 minuta për secilën platformë të rrjeteve sociale (pra 30 minuta në ditë).

Pas kësaj, studiuesit e kishin analizuar se si kishin ndryshuar studentët në shtatë kategoritë e mëparshme.

Siç tregojnë shkencëtarët, kur studentët e këtij studimi e kishin kufizuar kohën e shpenzuar në rrjete sociale në vetëm 30 minuta në ditë, ata treguan një përmirësim të dukshëm në mirëqenien e tyre, përmes reduktimit të ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.