PAMJE DRAMATIKE/ Gruaja i shpëton vdekjes teksa një tabelë gjigande bie mbi makinën e saj (VIDEO) – AlpeGossip
PAMJE DRAMATIKE/ Gruaja i shpëton vdekjes teksa një tabelë gjigande bie mbi makinën e saj (VIDEO)

PAMJE DRAMATIKE/ Gruaja i shpëton vdekjes teksa një tabelë gjigande bie mbi makinën e saj (VIDEO)

Pamje dramatike tregojnë momentin kur një tabelë gjigande reklame që qëndron në rrugë, bie mbi një makinë teksa po ecte në një autostradë në Melbourne të Australisë.

Video tregon sa fatlume ishte një 53 vjeçare, e cila u largua nga aksidenti me gërvishtje të vogla.

Nella Lettieri po udhëtonte përgjatë autostradës Tullamarine rreth orës 5.15pm të martën kur tabela rrugore ra mbi makinën e saj.

Pamjet u kapën nga kamera që ndodhej në makinën e cila udhëtonte pas zonjës Lettieri.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë për të trajtuar Lettierin në vendngjarje para se ta çonin atë në Spitalin Mbretëror në Melboune me dëmtime të lehta.

Më pas nisën hetimet për shkaqet e rënies së tabelës.