PUTHJA ME LUIZIN NË FILM/ Olta Gixhari: Pse mos ta puthja? Ishte si një ecje për mua – AlpeGossip
PUTHJA ME LUIZIN NË FILM/ Olta Gixhari: Pse mos ta puthja? Ishte si një ecje për mua

PUTHJA ME LUIZIN NË FILM/ Olta Gixhari: Pse mos ta puthja? Ishte si një ecje për mua

Filmi “Në kuadër të dashurisë” ka përfunduar xhirimet dhe në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Olta Gixhari, e ftuar sot në “Pushime on Top”, tha se ka punuar me shumë përkushtim pas Big Brother.

“Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënqaur dhe them se kemi bërë një punë të mirë.”, tha Olta.

E pyetur për puthjen e shumëkomentuar me Luizin, Olta si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film.

“Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim”, tha ajo dhe shtoi: “Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.