Katër truke të thjeshta që do t’ju dhurojnë flokë të mëndafshtë – AlpeGossip
Katër truke të thjeshta që do t’ju dhurojnë flokë të mëndafshtë

Katër truke të thjeshta që do t’ju dhurojnë flokë të mëndafshtë

Na besoni kur ju themi se nuk është e vështirë të keni flokë të shëndetshëm dhe të butë në të njejtën kohë.

Në këtë artikull po ju listojmë 4 truke të thjeshta që do t’ju mundësojnë të keni flokë të mëndafshtë. Hidhini një sy dhe na falenderoni më vonë!

Së pari, mos i krihni kurrë flokët të lagur. Kështu do të ndaloni këputjen dhe rënien e tyre. Gjithashtu kini parasysh t’i krihni flokët duke filluar nga majat dhe asnjëherë nga rrënja.

Së dyti mos përdorni peshqir. Këta të fundit janë shumë të rëndë dhe i shkaktojnë dëmtime flokëve. Në vend të një peshqiri kur të dilni nga dushi përdorni një bluzë të vjetër pambuku për të mbështjellë kokën.

Gjithashtu e rëndësishme është të kërkoni përdorimin e produkteve që përmbajnë keratinë pasi kjo e fundit i ushqen dhe i jep flokëve ndjesinë e mëndafshtë.

Së fundmi duhet të ushqeheni mirë. Problemnet me lëkurën dhe flokët pasqyrojnë dietën tuaj. Mundohuni të merrni të gjithë vitaminat e nevojshme për të qenë të shëndetshëm dhe të bukur.