TRANSFORMOHET FLORIAN AGALLIU/ Me këtë look të ri, ju sigurojmë që nuk do ta njihni (FOTO) – AlpeGossip
TRANSFORMOHET FLORIAN AGALLIU/ Me këtë look të ri, ju sigurojmë që nuk do ta njihni (FOTO)

TRANSFORMOHET FLORIAN AGALLIU/ Me këtë look të ri, ju sigurojmë që nuk do ta njihni (FOTO)

Florian Agalliu është shndërruar në moderatorin tonë të preferuar, pasi e shohim çdo ditë në ekranin e ‘Top Channel’. Por përpos moderimit, pasioni tjetër i Florit është edhe aktrimi. Dhe në fakt ai është prezantuar tek publiku fillimisht si aktor.

Kështu në rolin e tij të ri tek ‘Xhelatët’, Florit i është dashur të transformohet tërësisht. Nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetet sociale, moderatori duket si një njeri i moshuar.

Me mjekër të kuqerremtë dhe vetulla të trasha, Flori duket i tjetërsuar totalisht. Po ashtu edhe pamja e tij serioze teksa pozon përpara telefonit, na ka bërë t’a vështrojmë dy herë foton e tij. ‘Xhelatët pritet të debutojë në teatër pas dy ditësh,  në datat 11, 12 dhe 13 tetor. Aty do kemi kënaqësinë të shohim edhe ndryshimin e madh të Florianit.