“NJË PREJ PERLAVE…”/ Capital T ndan sekuenca të projektit të tij më të ri – AlpeGossip
“NJË PREJ PERLAVE…”/ Capital T ndan sekuenca të projektit të tij më të ri

“NJË PREJ PERLAVE…”/ Capital T ndan sekuenca të projektit të tij më të ri

Capital T ka qenë mjaft aktiv këtë vit me prurje të reja muzikore.

Disa ditë më parë, artisti ka paralajmëruar albumin e tij më të ri që do të titullohej “Heart broken kids”. Albumi do të lançohet më datë 21 dhjetor.

Përveç kësaj, ndër të tjera, ai ka njoftuar se një ndër këngët e albumit do të publikohet së bashku me videoklip.

Këtë lajm ai e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Nashta” mban titullin projekti i ri. Ky projekt do të publikohet së bashku me këngët e tjera të albumit.

Duket se artisti është mjaft i lidhur me këtë këngë, pasi në postimin e ndarë me ndjekësit e tij, ai e ka konsideruar si një prej këngëve të tij të parapëlqyera.

“Njo prej perlave t’mia të preferuara, Nashta”.- është shprehur këngëtari.

Capital T ka ndarë gjithashtu disa sekuenca nga kënga e tij e re.

Një ndër copëzat e albumit të publikuara gradualisht nga artisti, është edhe dueti me Mc Kreshën.

Reperi ka ndarë një fotografi në rrjete sociale, me anë të së cilës ka konfirmuar duetin. “Dy gorilla, MC Kresha është gjithashtu pjesë e albumit tim Heart Broken Kids”, është shprehur reperi. “HBK” vjen pas suksesit të albumit Skulpture.”

VIDEO