“ÇMENDET’’ DUA LIPA/ Ermal Fejzullahu i nxjerr videon ku kërcen mbi tavolinë (VIDEO) – AlpeGossip
“ÇMENDET’’ DUA LIPA/ Ermal Fejzullahu i nxjerr videon ku kërcen mbi tavolinë (VIDEO)

“ÇMENDET’’ DUA LIPA/ Ermal Fejzullahu i nxjerr videon ku kërcen mbi tavolinë (VIDEO)

Pushimet në Antalya po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Dua Lipa me postimet e saj në Instagram na ka treguar se nën shoqërinë e të dashurit të saj Isaac dhe shoqërisë së tyre po rimerr energjitë e shpenzuara gjatë një viti të mbushur me aktivitete.

Por Dua mesa duket ka gjetur një moment dhe e ka lënë veten të lirë të dëfrehet në maksimum duke kërcyer me ritmet e këngës “Kcena mbi tavolina” dhe videon e ka postuar pikërisht Ermal Fejzullahu, pikërisht autori i këngës në fjalë.

“Dua Lipa rocking mi tavolina. Është kënaqësi me pa një artiste që e don krejt bota tu u knaq me kangët tona … proud of u Dua”, shkruan Ermal Fejzullahu në videon e postuar në Instagram.