NJIHUNI ME RISITË E KËTIJ VITI/ Ja kush dominon në nominimet e “Brit Awards 2022” – AlpeGossip
NJIHUNI ME RISITË E KËTIJ VITI/ Ja kush dominon në nominimet e “Brit Awards 2022”

NJIHUNI ME RISITË E KËTIJ VITI/ Ja kush dominon në nominimet e “Brit Awards 2022”

Adele, Ed Sheeran, Dave dhe Little Simz janë pretendentët kryesorë për “Brit Awards 2022”, me nga katër nominime secili.

Nominimet u shpallën të shtunën në një speciale televizive një orëshe, “The Brits Are Coming”. Çmimet do të jepen më 8 shkurt në “O2 Arena” në Londër.

Ndërkohë, Adele do të duhet të presë gati një vit për nominimet e Grammy 2023, pasi albumi i saj i katërt i shumëpritur, 30, pritet të jetë një boom i madh!

Ky vit shënon herën e parë që britanikët kanë kombinuar së bashku kategoritë meshkuj dhe femra si në çmimin Artistët e Vitit ashtu edhe në çmimin Ndërkombëtar.

Kështu, femrat morën dy nga pesë vendet për artistin e vitit (Adele dhe Little Simz), dhe katër nga pesë vendet për artistin ndërkombëtar (Billie Eilish, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe Taylor Sëift).

Eilish fitoi një çmim “Brit” si artiste ndërkombëtare në dy vitet e fundit.

Nga ana tjetër, Swift fitoi një çmim global ikonash vitin e kaluar.

Disa nga të nominuarit britanikë të këtij viti janë nominuar gjithashtu paralelisht në kategori të Grammy.

“Happier Than Ever” e Eilish, Doja Cat me këngën “Kiss Me More” dhe “Montero (Call Me By Your Name) të Lil Nas X, të cilët janë të gjithë të nominuar për Grammy, po konkurrojnë gjithashtu për Këngën Ndërkombëtare Të Vitit në Britani.