Pasi tha se është biseksuale, reagon ish-i dashuri i Rita Orës: Nuk habitem sepse ajo… – AlpeGossip
Pasi tha se është biseksuale, reagon ish-i dashuri i Rita Orës: Nuk habitem sepse ajo…

Pasi tha se është biseksuale, reagon ish-i dashuri i Rita Orës: Nuk habitem sepse ajo…

Këngëtari James Arthur ka reaguar për herë të parë për lajmet e shumëpërfolura ndaj ish-të dashurës, Rita Ora dhe orientimit të saj seksual.

Ai është shprehur se nuk e çudit fakti që 27-vjeçares i pëlqejnë edhe femrat.

“Unë i respektoj njerëzit që hedhin dritë dhe ngrihen në këmbë për komunitetin LGBT – kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë këngëtari për The Sun.

“Nëse kjo është ajo që është dhe jo një përpjekje për publicitet, atëherë luani mirë. Shumicën e vajzave që i njoh janë të dashuruara pas femrave. Kjo nuk është diçka e pazakontë në vitin 2018”, shtoi ai.

“Pra Rita tha ‘putha një vajzë’ nuk më habit ky fakt. Kjo është e mrekullueshme”, përfundoi Arthur.

James gjithashtu foli për preferencat e tij seksuale duke thënë se nuk është biseksual, por as homoseksual.

Rita thuhet se ka qenë në lidhje me modelen Cara Delevigne, të cilës mendohet se i kushtohet edhe kënga “Girls”.