Nga velinë në aktore/ Turqia sapo rrëmbeu dhe një tjetër bukuroshe shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
Nga velinë në aktore/ Turqia sapo rrëmbeu dhe një tjetër bukuroshe shqiptare (FOTO)

Nga velinë në aktore/ Turqia sapo rrëmbeu dhe një tjetër bukuroshe shqiptare (FOTO)

Anisa Mukaj është velina dhe modelja shqiptare e cila u bë e njohur për publikun shqiptar si velinë në emisionin “Fiks Fare”.

Pas mbylljes së sezonit në emisionin investigativ ajo u largua drejt Milanos që të zhvillonte karrieren si modele, pasi kishte nënshkruar kontratë me një agjensi të njohur atje.

Por sëfundi modelja duket se ka ndryshuar destinacion dhe është zhvendosur në Stamboll për të vijuar karrierën si modele dhe jo vetëm.

Në një intervistë për “Panorama Plus” Anisa është shprehur: “ Për momentin jam në Stamboll, pasi më ka marrë përsipër një agjensi shumë e mirë këtu. Kështu po eci shumë mirë pasi pozoj për firma turke, katalogë, sfilata dhe website”.

Gjithashtu ajo është pyetur nëse ka ndonjë plan për t’u bërë pjesë e serialeve turke dhe ka thënë se në të ardhmen mund të marrë pjesë, por për momentin është shumë herët pasi ka vetëm një muaj që jeton në Turqi dhe nuk është marrë me casting.