OLSI BYLYKU E IMITON NË “KLANIFORNIA”/ Alba Hoxha i bën komentin epik (FOTO) – AlpeGossip
OLSI BYLYKU E IMITON NË “KLANIFORNIA”/ Alba Hoxha i bën komentin epik (FOTO)

OLSI BYLYKU E IMITON NË “KLANIFORNIA”/ Alba Hoxha i bën komentin epik (FOTO)

Pas pak minutash starton në Tv Klan emisioni më i ri i humorit ‘Klanifornia’. Kasti i aktorëve ka pësuar disa ndryshime nga ai fillestari i ‘Duplex’, ku janë shtuar të tjerë aktorë mjaft të talentuar. Ndër ta është edhe Olsi Bylyku, i cili me batutat e tij të famshme ka bërë që t’a duan të gjithë.

Olsi njihet për imitimet që bën dhe kjo nuk është një e re për ne. Por roli që ka spikatur ka qenë ai kur imitonte balerinën e njohur të motit Alba Hoxhën. Publiku shkrihej së qeshuri me këtë rol mjaft interesant pasi Olsi vishej dhe sillej si bukuroshja e ekranit.

Që nga fustani e deri tek grimi, Olsi duket fiks si Alba në secilin imitim. Këtë do të bëjë sërish në Klanifornia, dhe e ka treguar përmes një postimi në instagram. “Ore ka lot po them”, -ka shkruar Olsi në postimin e tij ku duket duke imituar balerinën bukuroshe.

Dhe reagimi i saj nuk ka munguar po ashtu. “Avash se u këpute”,-ka shkruar Alba, e cila duket se është mësuar tashmë me këtë situatë dhe nuk i bën aspak përshtypje. Na ndajnë pak minuta nga startimi i emisionit i cili me siguri do na bëjë të qeshim me lot.