FUNDJAVË ROMANTIKE/ Eni dhe Genci kalojnë kohën më të bukur me njëri-tjetrin – AlpeGossip
FUNDJAVË ROMANTIKE/ Eni dhe Genci kalojnë kohën më të bukur me njëri-tjetrin

FUNDJAVË ROMANTIKE/ Eni dhe Genci kalojnë kohën më të bukur me njëri-tjetrin

Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më të njohur të Showbizit. Dyshja janë shumë të lidhur më njëri-tjetrin dhe tanimë e kanë provuar dashurinë e fortë mes tyre.

Eni dhe Genci kalojnë bashkë momente shumë të bukura dhe janë gjithmonë aty për njëri-tjetrin ndonëse fotot në rrjete sociale janë të rralla. Mirëpo së fundmi ka qenë këngëtarja bukuroshe ajo e cila pikërisht ndërmjet një postimi ka treguar se ajo dhe Genci po e kalojnë bashkë këtë fundjavë.

Eni ka ndarë në Instastoryn e saj një foto pranë të fejuarit, ku shihet se të dy janë veshur në mënyrë sportive për të kaluar një fundjavë sa më të rehatshme, e mbi të gjitha: plot dashuri!

Nga ana tjetër, Genci ka zbuluar vendin drejt të cilit kanë udhëtuar. Këngëtari ka ndarë disa pamje nga vendi duke treguar se ndodhen në Vuthaj të Plavë-Gucisë, e cila konsiderohet si një parajsë e vërtetë dhe e prekshme.