Nuk është më 16 vjeç/ Greta Koçi feston ditëlindjen dhe në festë nuk mungoi edhe “dhëndri” i familjes (FOTO) – AlpeGossip
Nuk është më 16 vjeç/ Greta Koçi feston ditëlindjen dhe në festë nuk mungoi edhe “dhëndri” i familjes (FOTO)

Nuk është më 16 vjeç/ Greta Koçi feston ditëlindjen dhe në festë nuk mungoi edhe “dhëndri” i familjes (FOTO)

Greta Koçi ka mbledhur në një festë intime disa nga kolegët dhe miqtë e saj më të mirë, për të festuar 27-vjetorin e lindjes. Dhe kur feston një artist, është e sigurtë që do të këndohen dhe kërcehen hitet më fundit!

Greta Koçi, ashtu si edhe motra e saj Eni Koçi, kanë ndarë në rrjetet sociale momente nga festa intime. Vihet re edhe prezenca e këngëtarit Genc Prelvukaj, i cili përflitet se është në një lidhje dashurie me Eni Koçin, edhe përse ata kanë zgjedhur të mos e komentojnë.

Ndërkohë surpriza e të ftuarve ishte një tortë për këngëtaren, mbi të cilën ishte shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, mbretëresha e muzikës”.

Greta Koçi publikoi pesë ditë më parë, këngën e saj më të re me titull “Mos m’thirr” që numëron rreth 500 mijë klikime në Youtube.