NGA XHINSET TEK SANDALET/ 5 trendet e pranverës që janë kaq të thjeshta saqë nuk na falet po të mos i ndjekim – AlpeGossip
NGA XHINSET TEK SANDALET/ 5 trendet e pranverës që janë kaq të thjeshta saqë nuk na falet po të mos i ndjekim

NGA XHINSET TEK SANDALET/ 5 trendet e pranverës që janë kaq të thjeshta saqë nuk na falet po të mos i ndjekim

Këtë muaj në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris, pamë se si do të duket pranvera e vitit 2019.

Por ngjyrat e ndezura, ato neon, thekët dhe pantallonat e shkurtra të çiklizmit që do të shihni kudo në fotografitë e stilit të rrugës, mund të jenë paksa të paarritshme për ne.

Pra lind pyetja: Cilat trende pranverore janë më të lehta për t’u veshur nga ne njerëzit e thjeshtë?

Ka pesë tendenca pranverore që ne mendojmë se mund t’i futni lehtësisht në gardërobën tuaj, duke nisur nga ngjyrat neutrale deri te kominoshet.

1.Nga koka te këmbët me bezhë. Kjo është ngjyra e sezonit, e megjithatë mund ta thyeni me nuanca të ndryshme të bezhës.

2.Kominoshet janë perfekte veçanërisht kur je me vonesë dhe e ke shtyrë alarmin disa herë para se të çohesh nga krevati.

3.Fundet prej mëndafshi që mund të vishen me sandale, çizme apo këpucë të sheshta.

4.Xhinse dhe një bluzë të këndshme të stilit të viteve ’90.

5.Sandalet me shumë lidhëse që shkojnë me gjithçka nga fustanet te xhinset.