“THESAR PËR ARSIMIN”/ Rudina Dembacaj bën urimin më të veçantë për prindërit mësues – AlpeGossip
“THESAR PËR ARSIMIN”/ Rudina Dembacaj bën urimin më të veçantë për prindërit mësues

“THESAR PËR ARSIMIN”/ Rudina Dembacaj bën urimin më të veçantë për prindërit mësues

Ditën e sotme, me rastin e festës së mësuesëve, 7-Marsit, Rudina Dembacaj ka uruar në profilin e saj në Instagram dy prindërit e saj të cilët kanë punuar prej vitesh në arsim.
Ajo ka publikuar foton e tyre teksa kanë pozuar krah njëri-tjetrit dhe i quan mësuesit më të mirë në botë, megjithëse tashmë ata kanë dalë të dy në pension.

“Mami dhe Babi, keni qenë thesar per arsimin! Edhe pse në pension,ju do mbeteni mësuesit më të mire në botë! Jeni drita e syve. Gëzuar 7 marsin. Ju dua shumë.”- shkruan Rudina krahas postimit.