U PËRFOL PËR SHERRIN ME BLUSHIN/ Reagon Arbana Osmani (FOTO) – AlpeGossip
U PËRFOL PËR SHERRIN ME BLUSHIN/ Reagon Arbana Osmani (FOTO)

U PËRFOL PËR SHERRIN ME BLUSHIN/ Reagon Arbana Osmani (FOTO)

Prej dy ditësh në media bëri bujë të madhe lajmi se moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, do të braktiste televizionin “Top Channel” në mes të sezonit.
Shkak për këtë ishte bërë sherri mes drejtorin e televizionit, Ben Blushin. U mësua se gjithçka kishte nisur për shkak se Arbana nuk kishte marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur si financiar, ashtu edhe teknik.

Madje u aludua se një ndër arsyet e nisjes së sherrit ishte edhe Renato Mekolli, i cili thuhej se do të shfrytëzonte studion e saj në muajin prill. Megjithatë, Renato i mohoi këto lajme dhe pas negociatave me televizionin duke vendosur të qëndrojë në “Top”, Arbana ka reaguar ditën e sotme në Instagram.

Ajo ka publikuar në profilin e saj një foto teksa buzëqesh dhe i ka uruar të gjithëve mëngjesin, duke lënë të kuptohet se e ka hedhur pas krahëve atë që ndodhi, duke e nisur ditën me pozitivitet dhe buzëqeshje.