Teoritë konspirative më të “çmendura” për vipat! – AlpeGossip
Teoritë konspirative më të “çmendura” për vipat!

Teoritë konspirative më të “çmendura” për vipat!

A janë Elvis Prelsey, Jim Morrison dhe Tupac akoma gjallë? A janë 90% e Hollywood pjesë e Iluminatit? Këto janë dy nga shumë pyetjet që imagjinata e ‘cmendur’ e fansave ka ngritur mbi artistë të ndryshëm. Cilat janë disa nga teoritë konspirative që kanë lënë gjurmë edhe sot e kësaj dite?

TEORIA 1: JAY Z DHE BEYONCE, PJESË E ILUMINATIT

Cdo herë që Jay Z bën shenjën e trekëndëshit, skeptikët priren të mendojnë se ai i referohet pjesëmarrjes së tij dhe së shoqes në organizatën sekrete, shekullore dhe ndërkombëtare, Iluminati, imazhi i të cilit është trekëndëshi. Por reperi nga Brooklyn dhe këngëtarja nga Teksasi, kanë treguar herë pas here se shenja është simbol i Roc-A-Fella, kompani nën drejtimin e Jay z. Asgjë për tu shqetësuar!

TEORIA 2: PAUL McCARTNEY KA VDEKUR DHE ëSHTë ZëVENDëSUAR NGA NJë SOZI

Pasi pjesëtari i grupit të mirënjohur ‘The Beatles’ u aksidentua me makinë në 1967, teoricienët e konspiracioneve deklaruan se Paul faktikisht ka vdekur dhe është zëvendësuar nga një sozi. ‘Akuzat’ e këtyre teoricienëve nuk janë tërësisht të pabaza. Sipas tyre, nëse do të dëgjonim këngen “Revolution 9” mbrapsht, do mund të kuptonim frazën “Turn me on, dead man!”.. Nëse këto deklarata do të jenë të vërteta, atëherë ata kanë bërë një punë të shkëlqyer në zëvendësimin e Paul te “Hey Jude”.

TEORIA 3: QEVERIA E SH.B.A KA VRARË JOHN LENNON

Duke qëne se vrasja e Lennon në 1980 është një nga vrajsjet më të bujshme të globit, nuk mund të kalonte pa “pak” skepticizëm. ‘Dyshuesit’ thonë me siguri se vrasja e idhullit të miliona fansave është orkastruar nga C.I.A për shkak të pikëpamjeve dhe angazhimeve të tij në politikë.

TEORIA 4: ELVIS PRESLEY ËSHTË GJALLË

Për konspiracionet në botën e muzikës, vdekja e Elvis-it është një nga pikëpyetjet më të mëdha. Shprehja “Elvis është gjallë.” është shprehja më e përfolur nga disa skeptikë. Sipas tyre, këngëtari është gjallë dhe është 80 vjec.(Nëse nuk do të vdiste në qytetin e Memphis në 1977..)

TEORIA 5: LORDE ËSHTË PLAKË

Ngjitja e Lorde në yjësinë e ‘Hollyëood’ në një kohë shumë të shkurtër, nuk mund të kalonte pa ‘rrjetën’ e skeptikëve. Madje, Lorde është paraqitur në serialin vizatimor ‘South Park’ si një gjeologe 45 vjecare. Kjo i ka nxitur akoma më shumë skeptikët se këngëtarja britanike është tepër e moshuar, arsye kjo e suksesit të saj.

TEORIA 6: TOM DELONG DHE ALIENËT

Tom DeLong, në një intervistë për Paper ai tregon se qeveria amerikane është në kontakt me alienët dhe po mbulon veprimet e tyre. Ai e fakton këtë me ‘humbjen e sensit të kohës’ pranë zonës 51 dhe regjistrimit të telefonit të tij pas kësaj ngjarjeje. Në 1999, një këngë me titull ‘Aliens Exist’ u shfaq në albumin e grupit ku Tom bënte pjesë, Blink-182.

TEORIA 7: COURTNEY LOVE KA VRARË KURT COBAIN

Që pas vdekjes së Kurt Cobain në 1994, idetë se vdekja mund të jetë shkaktuar nga e shoqja nuk janë të pakta. Shumë besojnë se Courtney ka vrarë këngëtarin sepse menjëherë pas vdekjes së tij fama për Love ka qenë në maja.

TEORIA 8: TUPAC SHAKUR, JETON

Ashtu si edhe Elvis, edhe teoritë se reperi është akoma gjallë dhe se ka sajuar vdekjen e tij janë në qarkullim. Madje, për të mbështëtur këto teori, teoricienët thonë se detajet e Tupac dhe vrasësit e tij nuk janë mësuar kurrë. Në 2014, në llogarinë zyrtare të CIA-s është konfirmuar se agjencia nuk kanë asnjë ide se ku Tupac Shakur ishte.

TEORIA 9: BEYONCE NUK KA QENË KURRË SHTATËZËNË

Beyonce bëri të ditur shtatëzaninë e saj në MTV VMAs në vitin 2011 dhe lindi vajzën e saj, Blue Ivy në 7 janar të vitit pasues. Por jo të gjithë e besuan këtë fakt. Disa sugjerojnë se Bey ka sajuar shtatëzaninë e saj duke vendosur proteza për tu dukur e tillë, teksa një nënë tjetër ka mbajtur fëmijën në bark. Kjo i referohet një padie penale të një zonje që pretendontë të ishte mamaja e Blue, por që nuk mundi ta fitonte atë kurrë. Bazë tjetër e kësaj teorie janë performancat në Roseland, ku këngëtarja u ngjit në skenë teksa ishte 5 muajshe. E thjeshtë, Beyonce po qëndronte si..Beyonce.

TEORIA 10: ELLIOTT SMITH ËSHTË VRARË NGA E DASHURA

Sipas policisë, në 2003 Elliot vdiq nga një plagosje me thikë në zemër dhe ngjarja është në kuadrin e vetvrasjes. Publiku s’ka reshtur së menduari se vdekja e Smith është shkaktuar nga e dashura e tij Jenifer Chiba, duke e droguar dhe më pas duke i shkaktuar plagë që e cuan në vdekje. Sot, vdekja e këngëtarit mbetet një vetvrasje.

TEORIA 11: JIM MORRISON SAJOI VDEKJEN E TIJ

Jim Morrison e urrente famën, kishte probleme me ligjin dhe adhuronte Arthur Rimbaud, i cili sajoi vdekjen e tij dhe u strehua në Afrikë. Kështu që, kur lideri i The Doors u deklarua i vdekur në 1971, audienca ngriti disa pikëpyetje ndër të cilat “Pse vetëm shumë pak persona e panë trupin e tij?”. Dhe në dekandën që pasoi, njerëz të ndryshëm kanë thënë se e kanë parë atë në rrugën nga San Francisko në Paris.

TEORIA 12: JIMI HENDRIX ËSHTË VRARË

Kitaristi legjendar Jimi Hendrix vdiq në moshën 27 vjecare në 1970 nga inotiksimi i lëndëve toksike. Por, James “Tappy” ëright, menaxher i Mike Jeffrey, shkruan në librin e tij në 2009 se Jeffrey ka paguar 2 milion $ për sigurimin shëndetsor të kitaristit dhe si përfundimisht, e vrau atë dukë paguar një bandë që e detyroi të gëlltiste drogëra të ndryshme që e cuan në vdekje.

Teoritë konspirative nuk kanë fund në lagjen e famshme të Los Anxhelosit. Se cilat janë e cilat nuk janë të vendosura, mbetet në duart e juaja për t’i vendosur.