DUET ME PIRRO ÇAKON? Pas 5 vitesh, Orinda Huta rikthehet me një projekt të ri – AlpeGossip
DUET ME PIRRO ÇAKON? Pas 5 vitesh, Orinda Huta rikthehet me një projekt të ri

DUET ME PIRRO ÇAKON? Pas 5 vitesh, Orinda Huta rikthehet me një projekt të ri

Prej 5 vitesh Orinda Huta i është përqëndruar moderimit dhe muzikën e kishte lënë pas dore duke i munguar shumë publikut i cili vazhdon t’i dëgjojë këngët e saj si: “Tani e di”, “Harrova të marr frymë”, “Oqean” etj.

Kënga e fundit nga Orinda ishte “Winnie winnie pooh”, në bashkëpunim me Landin e West Side Family, këngë me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike” në vitin 2014.

Tanimë Orinda ka vendosur të rikthehet dhe në një intervistë për “Edicionin Veror”, ajo ka zbuluar se do të sjellë një duet me Pirro Çakon.

E pyetur nga prezantuesja Genta Hodo për rikthimin në muzikë, Orinda u përgjigj: “Para se të filloja pushimet kisha lënë një takim për këngën, por ditën që do takohesha me Pirron, shkova mora motrën në aeroport. Megjithatë pasi të kthehem nga pushimet do e bëjmë projektin tonë që kemi planifikuar. Shumë shpejt do bëjmë diçka të bukur padiskutim, siç vetëm Pirro Çako di të bëjë. Ju premtoj”, tha Orinda duke shtuar se e ka marrë malli për muzikën dhe se kënga me Pirron nuk do të jetë baladë.

Orinda vlerësoi gjithashtu faktin që kur punon me Pirron, ai i përshtatet këngëtarit dhe e di cili zhaner i shkon asaj më së miri.