Gazetari dhe komentatori i njohur i Digitalbit, Alban Xhihani është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhihani me anë të një fotoje të postuar në Instagram.
Albani dhe bashkëshortja e tij Isida janë bekuar me një vajzë.
Në foton e postuar nga Albani shfaqet dora e vogëlushes që ka ardhur në jetë. “I bekuar. Kryevepra ime” shkruan gazetari. Albani nuk e ka bërë ende të ditur emrin e vogëlushes.