PAS FITORES NË “KËNGA MAGJIKE”/ Flori Mumajesi merr dhuratën emocionuese nga këngëtarja shqiptare (VIDEO) – AlpeGossip
PAS FITORES NË “KËNGA MAGJIKE”/ Flori Mumajesi merr dhuratën emocionuese nga këngëtarja shqiptare (VIDEO)

PAS FITORES NË “KËNGA MAGJIKE”/ Flori Mumajesi merr dhuratën emocionuese nga këngëtarja shqiptare (VIDEO)

Kanë kaluar vetëm tetë ditë, kur Flori Mumajesi performoi për herë të parë në skenën e “Kënga Magjike” këngën “Plas”. Kantautori shqiptar jo vetëm që fitoi zemrën e publikut në shumë pak dit, por doli edhe fitues i festivalit.

Mbrëmjen e sotme, ka qënë Elhaida Dani, e cila i ka dhuruar Flori Mumajesit emocione me këngën “Plas”. Këngëtarja e hitit “” ka realizuar cover-in e këngës, ndërsa thekson se do të kishte dashur vetë ta kishte shkruar “Plas”.

E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë… Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time… Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover është një dhurate për @iamflorimumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite ! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde. Uroj ta pëlqeni të gjithë ju.” – shkruan krahas videos Elhaida Dani.

Ndërsa kantautori shqiptar, Flori Mumajesi e ka ripostuar videon në profilin e tij, duke e shoqëruar me emoji-n e diamantit.