Ju kujtohet albumi “Nevermind” i Nirvana- s? Po ky vogëlushi këtu, që kaq i pabesueshëm ishte sa dukej si montazh?
Ja që një super bebush i këtij niveli gjendet momentalisht në plazhin e Drymades- it dhe ia ka dalë t’i bëjë për vete gjithë pushuesit.
Ky është Franci, 8- muajsh që zhytet dhe noton si një i rritur! (më mirë ndoshta?!!)
E ëma e tij tregoi për Edicioni Veror” në “ABC News” se Franci kishte nisur të notonte që 3- javësh. Frymëzuar nga videot e shumta në Youtube, ku bebe të vogla mësonin të notonin, prindërit e Francit menduan të bënin të njëjtën gjë me të voglin e tyre.
“Mora një trajnier personal. Më mësoi si të sillesha me fëmijën, me të gjithë fëmijët në përgjithësi dhe si të jepja ndihmën e shpejtë. Që në seancën e parë nuk kisha frikë. ”
Në fakt nuk ka asgjë për t’u çuditur. Instiktet e fëmijës për të notuar janë shumë më të theksuara në fillesat e jetës. Me kalimin e kohës, këto aftësi nisin dhe humbasin, arsye kjo përse është shumë më e vështirë ta mësojmë notin të rritur.
Nëna tha se noti, të cilin përgjithësisht fëmija e praktikon 3 herë në javë (ka raste edhe çdo ditë) e ndihmon Francin të fitojë vetëbesimin e duhur në jetë:
Pas gjithë kësaj dite të lodhshme, Franci bën gjumë të thellë.