“MOS HARRO…”/ Loredana i jep lamtumiren babait, do t’ju prek me fjalët (FOTO) – AlpeGossip
“MOS HARRO…”/ Loredana i jep lamtumiren babait, do t’ju prek me fjalët (FOTO)

“MOS HARRO…”/ Loredana i jep lamtumiren babait, do t’ju prek me fjalët (FOTO)

Pak ditë më parë reperja e njohur shqiptare Loredana ndau lajmin e trishtë me fansat se babai i saj kishte ndërruar.jetë. Nëpërmjet një postimi ajo u shpreh e mërzitur teksa falenderoi dhe të gjithë personat që i qëndruan afër.

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar këngëtarja. Po ashtu edhe bashkëshorti i saj Mozzik nëpërmjet një postimi tha disa fjalë për ngjarjen.

Ditën e djeshme, ajo i ka dhënë lamtumiren e fundit të atit dhe më vonë ka publikuar dhe disa foto ku me fjalët që ka thënë për të ka prekur të gjithë ndjekësit.

“Falemindierit baba. Ne jemi 10 vëllezër e motra, dhe e kemi nënën më të mirë. Sot qëndruam tek varri yt për ta dhënë lamtumiren. Mos e harro një gjë: Nuk më intereson asgjë kur është në pyetje familja dhe kjo është ajo që unë do ta bëjë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.