FTYRA E SAJ “LË PËR TË DËSHIRUAR”/ Kim Kardashian fotografohet nga paparacët: Kam problem shëndetësor – AlpeGossip
FTYRA E SAJ “LË PËR TË DËSHIRUAR”/ Kim Kardashian fotografohet nga paparacët: Kam problem shëndetësor

FTYRA E SAJ “LË PËR TË DËSHIRUAR”/ Kim Kardashian fotografohet nga paparacët: Kam problem shëndetësor

Ylli televiziv Kim Kardashian, ka një marrëdhënie shumë të mirë me fotografët. Ajo kërkon vëmendje, ndërsa ata kërkojnë material kështu që çdo gjë ka shkuar mirë deri tani. Por në një dalje të fundit të Kim në LA, fotografët  e ‘Daily Mail’ kapën disa shenja të çuditshme në fytyrën e bukuroshes së ekranit. Kaq ka mjaftuar që fansat të kapen me detajet dhe të komentojnë fytyrën jo dhe aq perfekte të Kim.

Pas gjithë zhurmës që shkaktuan fotot nuk mungoi përgjigjja nga ylli i ‘Keeping up with Kardashians’, e cila shpjegoi se janë shenja psoriaze.

Kjo është një sëmundje që Kim e ka pasur prej vitesh dhe ka folur gjithmonë hapur për të. Më herët ajo ka thënë se është mësuar ta përballojë dhe të jetojë me këtë problem shëndetësor./