Këngëtarja shqiptare bën kërkesë publike: Ma sillni mamin, dua të jetoj me të! (FOTO) – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare bën kërkesë publike: Ma sillni mamin, dua të jetoj me të! (FOTO)

Këngëtarja shqiptare bën kërkesë publike: Ma sillni mamin, dua të jetoj me të! (FOTO)

Një ndër këngëtaret më të njohura në botë, Bebe Rexha ka bërë një kërkesë publike duke i kërkuar ndihmë ndjekësve të saj.

Në disa postime në Instagram, ajo ka treguar se nëna e saj punon në një dyqan për make up si shitëse dhe i ftoi të gjithë që të shkojnë ta përshëndesin, por pa e përndjekur.

“Për të gjithë ndjekësit e mi në New Your . ‘Sakes Fifth Avanue NYC’ po bën hapjen e madhe të departamentit të kozmetikës. Arsyeja që po ja u them këtë gjë është sepse nëna ime punon si shitëse në Bobbi Brown. Kështu që shkoni dhe përshëndeteni…por mos e përndiqni atë”, tha ajo.

Pas kësaj i kërkoi ndihmë publike ndjekësve që të bindnin nënës e saj të shkonte të jetonte me të në Los Anxheles.

Nuk dihet nëse mamaja e Bebe Rexhës do e marrë parasysh kërkesën e vajzës.