INTERNETI U ÇMEND/ Aktori i famshëm parakalon në tapetin e kuq të çmimeve Oscar me një fustan-kostum – AlpeGossip
INTERNETI U ÇMEND/ Aktori i famshëm parakalon në tapetin e kuq të çmimeve Oscar me një fustan-kostum

INTERNETI U ÇMEND/ Aktori i famshëm parakalon në tapetin e kuq të çmimeve Oscar me një fustan-kostum

Mbrëmjen e kaluar në “The Oscars” aktori i famshëm Billy Porter i ka surprizuar të gjithë me veshjen e tij.

Ai kishte zgjedhur të vishej në një mënyrë mjaft të veçantë me një “fustan-kostum.”

Po, tingëllon paksa e padëgjuar më parë, por e tillë ishte veshja e tij e stiluar nga Christian Siriano.

Në pjesën e sipërme aktori i njohur kishte kostum, ndërsa në pjesën e poshtme, fustan, duke e bërë atë të dukej unik në stilin e tij.

Për hir të së vërtetës nuk është hera e parë që Billy Porter na surprizon me veshjen. Ai pothuajse gjithmonë në evenimentet e rëndësishme i lë gojëhapur të gjithë.

Ndërkohë, veshja e çuditshme ka çmendur internetin po ashtu!

Disa janë habitur, ndërsa disa të tjerë e kanë pëlqyer së tepërmi pamjen e Porter.