ELVANA GJATA U RIKTHYE/ Aktori shqiptar i kthehet: Kush tha që na mungove…(FOTO) – AlpeGossip
ELVANA GJATA U RIKTHYE/ Aktori shqiptar i kthehet: Kush tha që na mungove…(FOTO)

ELVANA GJATA U RIKTHYE/ Aktori shqiptar i kthehet: Kush tha që na mungove…(FOTO)

Pas një kohe të gjatë larg publikut, por në qendër të vëmendjes së mediave për muaj me rradhë, Elvana Gjata më në fund është rikthyer. Këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët, emrin e të cilës mbajnë hite të njohura, ka thyer heshtjen me një postim në Instagram ku shfaqej në studion muzikore.

Elvana nuk ka qenë e vetme në këtë rrugë dhe nuk do të jetë e tillë as në të ardhmen. Shumë personazhe të famshme kanë komentuar tek fotoja duke i dhënë mbështetje.

Por teksa i hodhëm një sy komenteve, ai që tërhoqi vëmendjen tone dhe të publikut është komenti i aktorit të humorit, Erion Isai, i cili ka bërë një koment mjaft me vend dhe të gjithë me siguri bien dakord me fjalët e tij. Ai i kthehet se nuk na ka munguar pasi ka qenë e pranishme çdo ditë me ne, në YouTube, makinat tona etj dhe përfundon duke i thënë të mos këtë ndërmend të mungojë dhe ne biem shumë dakord me të. Mezi po e presim rikthimin në muzikë të Elvanës.

View this post on Instagram

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi. Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale… Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj… 🎶🎶🎶🎶🎶🎶

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on