”FESTIVALI I KËNGËS”/ Alketa Vejsiu zbulon 3 emrat e të ftuarve specialë (VIDEO) – AlpeGossip
”FESTIVALI I KËNGËS”/ Alketa Vejsiu zbulon 3 emrat e të ftuarve specialë (VIDEO)

”FESTIVALI I KËNGËS”/ Alketa Vejsiu zbulon 3 emrat e të ftuarve specialë (VIDEO)

Në një intervistë me Eni Shehun në “Aperitiv Fest” – një hapësirë në RTSH dedikuar prapaskenave dhe përgatitjeve të “Festivalit të Këngës” – Alketa Vejsiu, të cilës i është besuar moderimi dhe drejtimi artistik, zbuloi tre artistët e njohur ndërkombëtarë që do të jenë të ftuarit specialë të tri netëve.

Vejsiu theksoi se në qendër do të jetë gjuha shqipe, poezia dhe nuk do të mungojnë poetët shqiptarë. Ndër të tjera, ajo shtoi se nuk do të mungojnë disa nga emrat që kanë bërë histori në “Festivalin e Këngës”. Përsa i përket artistëve të huaj, Alketa zbuloi se do të jetë këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur italiane, Giusy Ferreri, që ka sjellë hite si “Novembre”, “Volevo te” apo “Bangkok”.

Një tjetër emër italian do të ngjitet në skenë, këtë herë Mahmood – fituesi i fundit në Sanremo 2019. Mahmood prezantoi Italinë në Eurovizion dhe u rendit në vendin e dytë. Momentalisht është një ndër emrat më të njohur në Itali, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

Së bashku me Ferreri-n dhe Mahmood, e ftuar speciale do të jetë edhe Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, që prej vitesh është një ndër artistet më aktive në Greqi.

“Festivali i Këngës” do të mbahet më 19, 20 dhe 22 dhjetor.