FJALIA BINDËSE! Jennifer Garner e riktheu Ben Affleck në rehabilitim… (FOTO) – AlpeGossip
FJALIA BINDËSE! Jennifer Garner e riktheu Ben Affleck në rehabilitim… (FOTO)

FJALIA BINDËSE! Jennifer Garner e riktheu Ben Affleck në rehabilitim… (FOTO)

Jennifer Garner u shfaq si një ëngjëll gjatë kësaj jave, pasi shoqëroi ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck drejt rehabilitimit. Mirëpo nëse mendoni se kjo është një mënyrë e saj për t’u rikthyer me të, e keni shumë gabim! E vetmja arsye që aktorja po ndërhyn kaq shumë në jetën e tij, ka lidhje me tre fëmijët e tyre, Violet, 12, Seraphina, 9 dhe Samuel, gjashtë. Aktorja bindi Ben Afleck, vetëm duke i thënë se tre fëmijët e tyre nuk duan një baba të pirë.

“Ajo kërkon më të mirën e tij sepse ata kanë tre fëmijë së bashku. Jennifer nuk do të përfshihet në asgjë tjetër, përveçse ta ndihmojë në këtë moment shumë të vështirë të jetës së tij. Jen duhet të mbrojë fëmijët e saj! Askush nuk do një baba të pirë për fëmijët, ndaj dhe Ben u rikthye në rehabilitim.” – tregoi burimi për “Dailymail”.

Ndër të tjera, Garner ishte shumë e shqetësuar për ish-bashkëshortin, pasi ky i fundit vendosi të ndahej me partneren Lindsay Shookus.

 

“Kur Ben i tha se i dha fund lidhjes me Lindsay, ajo e dinte shumë mirë se ai i ishte rikthyer pijes. Ben nuk është mirë në momentin që është vetëm. Ajo duhet të ndërhynte patjetër.”- përfundoi burimi.