EGLI FESTON DITËLINDJEN/ Pamjet nga festa me të ftuar VIP, valle, fishekzjarre (FOTO) – AlpeGossip
EGLI FESTON DITËLINDJEN/ Pamjet nga festa me të ftuar VIP, valle, fishekzjarre (FOTO)

EGLI FESTON DITËLINDJEN/ Pamjet nga festa me të ftuar VIP, valle, fishekzjarre (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme partnerja e aktorit Olsi Bylyku, Egli festoi ditëlindjen. Egli mbushi 23 vjeç dhe në këtë ditë speciale organizoi një festë, ku të ftuar ishin familjarët e shumë personazhe VIP.

Mes tyre ishin Fifi, Klea Huta, Elgit Doda, Visjan Ukcenaj, Lorenc Hasrama etj.

Në rrjet janë publikuar disa video nga festa ku shihet se atmosfera është ndezur me këngë e valle.

Egli kishte zgjedhur të vishej me një fustan të bardhë që i shkonte shumë ndërsa Olsi me kostum të zi.

Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe nuk munguan fishekzjarret e urimet e shumta për bukuroshen.