“KJO ËSHTË THEMBRA E AKILIT…”/ Emocione të forta në “Përputhen”, konkurrentja shpërthen në lot (VIDEO) – AlpeGossip
“KJO ËSHTË THEMBRA E AKILIT…”/ Emocione të forta në “Përputhen”, konkurrentja shpërthen në lot (VIDEO)

“KJO ËSHTË THEMBRA E AKILIT…”/ Emocione të forta në “Përputhen”, konkurrentja shpërthen në lot (VIDEO)

Puntata më e fundit e “Përputhen” ka qenë plot emocione, sidomos për njërën prej konkurrenteve. Bëhet fjalë për Anën, vajza e cila ra në sy që në puntatën e parë, për elegancën dhe sharmin e saj.

Teksa në studio po diskutohej mbi komentet negative që konkurrentët kanë marrë në rrjete sociale, kur erdhi rradha e Anës, ajo shpërtheu në lot pas një komenti që i përmendte të atin.

Bora tregoi se Ana e ka humbur të atin pak muaj më parë dhe komentet të tilla janë të rënda për të.

“Kjo është thembra e Akilit tek unë, kjo gjë më prek sa herë ma kujtojnë. Unë mendoj se ai është shumë krenar për mua atje ku është. Ai diti të rriste një fëmijë të lirë dhe që di të jetë e zonja vetes për çdo gjë”, u shpreh Ana me lot në sy.