Flor Binaj tashmë edhe moderator! Televizioni ku do t’a shohim nuk është “Top Channel” por… – AlpeGossip
Flor Binaj tashmë edhe moderator! Televizioni ku do t’a shohim nuk është “Top Channel” por…

Flor Binaj tashmë edhe moderator! Televizioni ku do t’a shohim nuk është “Top Channel” por…

Flor Binaj, ose siç rëndom e quajmë “polici i Portokallisë” duket se këtë verë ka vendosur të eksperimentojë dhe ta çojë karrierën e tij në një tjetër drejtim.

Siç e dimë, ditën e nesërme nis maratona një mujore e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe të gjithë televizionet “kanë ndezur motorrët” për të përdorur të gjitha asetet e tyre sportive në mënyrë që shikueshmërinë ta kenë të garantuar.

Sipas burimeve të Blitz.al, Flor Binaj do të zhvendoset në ekranin e “TVSH” këtë periudhë, ku së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin e cila është ish bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili dhe ushtron profesionin si modele, do të drejtojnë emisionin kryesor të mbrëmjes në “TVSH”. Sigurisht emisioni do t’i dedikohet tërësisht ndeshjeve kryesore që në shumicën e rasteve janë ato të orës 21:00.

HYGERTA SAKO

ERJONA SULEJMANI

Të njëjtat burime për Blitz.al tregojnë se në fakt Flori nuk e ka lënë ekranin e “Top Channel”, pasi ky në “TVSH” është thjesht një projekt i momentit me një kontrate me afat të caktuar.

Përballë Florit, Hygertës dhe Erionës, në “Top Channel” do të jetë Eduard Manushi, i cili përgjatë gjithë muajit do të drejtojë emisionin kryesor sportiv.