“TË PRISHTINËS JANË MË TË MIRA”/ Elita Rudi tregon sa pagoi për një hamburger te “Nusret” – AlpeGossip
“TË PRISHTINËS JANË MË TË MIRA”/ Elita Rudi tregon sa pagoi për një hamburger te “Nusret”

“TË PRISHTINËS JANË MË TË MIRA”/ Elita Rudi tregon sa pagoi për një hamburger te “Nusret”

Elita Rudi po shijon disa ditë pushimi në Turqi së bashku me familjen e saj dhe si përherë nuk ngurron të na ëmbëlsojë me imazhet që ndan me të gjithë fansat.

Meqë ndodhet atje, nuk ka munguar as një vizitë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit disa pamje në InstaStory, ku tregon se ka konsumuar dhe një hamburger. Meqë i është kërkuar nga fansat, moderatorja ka zbuluar dhe çmimin e tij duke treguar se kushton plot 65 euro.

  

Në një video tjetër në InstaStory, Elita thotë se nuk ishte asgjë më shumë përveç se i mbështjellë me ari.

“Është thjesht një hamburger i mbështjellë me folje ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, tha Rudi.

Video Player

00:00
00:15

Po ashtu ajo ka publikuar edhe faturën e plotë, që në total i ka kushtuar 293 euro.

Elita dhe Gjiko po krijojnë një “skuadër” të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që në fakt janë e gjithë bota për ta.

Ndërkohë moderatorja është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë.

Më herët ajo ka treguar se do t’i rikthehet ekranit por nuk zbuloi më shumë detaje për çfarë projekti bëhet fjalë.