MONICA BELLUCCI NUK E KA MË ZEMRËN E LIRË/ Ja kur ka nisur romanca me artistin francez – AlpeGossip
MONICA BELLUCCI NUK E KA MË ZEMRËN E LIRË/ Ja kur ka nisur romanca me artistin francez

MONICA BELLUCCI NUK E KA MË ZEMRËN E LIRË/ Ja kur ka nisur romanca me artistin francez

Bukuroshja italiane Monica Bellucci ka nisur një romancë të re dashurie. Kanë kaluar pothuajse 5 vite nga ndarja me Vincent Cassel dhe ish-modelja ka vendosur që të provojë sërish ndjenjën e bukur të dashurisë.

Edhe pse është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private, Monica është fotografuar në rrugët e Parisit duke u puthur me Nicolas Lefebvre.

Ish-modelja 36-vjeçare ka folur për herë të parë për të verën e kaluar kur identiteti i tij nuk ishte zbuluar. Nicolas është një artist dhe pronar i një galerie arti në kryeqytetin e Francës.

“Zemra ime nuk është më e lirë. Kam qenë me të njëjtin person për disa kohë dhe çdo gjë është në rregull. Partneri im nuk bën punën time por udhëton shumë, prandaj më kupton dhe mua”, deklaroi diva italiane verën e kaluar në një intervistë për Paris Match.