PEMËT E ZEZA TË KRISHTLINDJEVE/ Trendi më i ri i festave të fundvitit (FOTO) – AlpeGossip
PEMËT E ZEZA TË KRISHTLINDJEVE/ Trendi më i ri i festave të fundvitit (FOTO)

PEMËT E ZEZA TË KRISHTLINDJEVE/ Trendi më i ri i festave të fundvitit (FOTO)

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, dekoroi hollin e Shtëpisë së Bardhë me pemë të kuqe, por kjo ngjyrë nuk duket se po tërheq shumë vëmendje.

Në fakt, pemët e zeza të Krishtlindjeve janë ato që po kthehen në një trend për festat këtë fundvit sipas “Good Morning America”.

Po, po, pemët e zeza po kthehen në fiksimin e shumë adhuruesve të dekorimeve.

Kërkesat për pemë të zeza janë rritur me 70 për qind në krahasim me vitin e kaluar në Wayfair.com, kompania për artikuj shtëpie.

Ka mbi 9,000 postime në Instagram me hashtagun #blackchristmastree.

Por përse kjo ngjyrë e zezë kur Krishtlindja dhe Viti i Ri janë periudha më e bukur e vitit?

Kjo shihet si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen për më shumë kreativitet dhe stil sesa ato që përcjellin pemët tradicionale.

Pastaj për të mos folur për kombinimin, një pemë e zezë mund të shkojë më gjithçka që mund t’i vendosësh sipër apo jo!