NJË KËNGË ME FLOR MUMAJESIN DHE NJË…/ Bora Zemani i ka të qarta planet për këtë vit – AlpeGossip
NJË KËNGË ME FLOR MUMAJESIN DHE NJË…/ Bora Zemani i ka të qarta planet për këtë vit

NJË KËNGË ME FLOR MUMAJESIN DHE NJË…/ Bora Zemani i ka të qarta planet për këtë vit

Bora Zemani është personazhi i rradhës që vjen në kopertinën e revistës ‘Class’. Me një “look” krejtësisht ndryshe, Bora duket fiks si një mbretëreshë në borë.

Gjatë intervistës Bora zbuloi më shumë rreth karriesës së saj, duke tregoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së televizionit ‘Klan’ dhe se shumë shpejt do të vijë me një emision të ri, mjaft argëtues, por pa dhënë më tepër detaje.

“Janë disa projekte, në fakt, në lidhje me televizionin, por edhe jashtë tij. Më i afërti do të jetë sërish në familjen e madhe të Klanit. Bëhet fjalë për një emision të ri, argëtues. Jam vërtet entuziaste edhe për këtë sfidë të re dhe mezi po e pres. Do të shihemi shumë shpejt.” tregon Bora.

 

Borën e kemi parë edhe më parë si këngëtare, e sigurisht që nuk do shpëtonte pa një pyetje rreth muzikës. E pyetur për bashkëpunimin e ëndrrave, Bora cilësoi si njeriun e baladave Flori Mumajesin, me të cilin do e donte një bashkëpunim.

Një kombinim muzikor mes Borës dhe Flori Mumajesit do ishte një surprizë shumë e bukur për të gjithë ne. Duket se ky vit do jetë mjaft produktiv për Borën!