DUHET TA SHMANGNI/ Ja si të kuptoni nëse keni një tru-kokoshkë – AlpeGossip
DUHET TA SHMANGNI/ Ja si të kuptoni nëse keni një tru-kokoshkë

DUHET TA SHMANGNI/ Ja si të kuptoni nëse keni një tru-kokoshkë

Truri-kokoshkë është një term tejet i diskutuar kohëve të fundit. Duke qenë se njerëzit e kanë të pamundur të jetojnë pa internet, aq më të larta janë mundësitë për të patur trurin-kokoshkë. Si ta kuptojmë këtë term?

Fenomeni i referohet të gjithë njerëzve që mërziten vazhdimisht dhe janë gjithnjë në kërkim të informacioneve të vogla dhe jo fort të rëndësishme online. E shpjeguar më thjesht: Keni për të shkruar urgjent një dokument të caktuar? Ndërkohë kontrolloni emailin, postoni diçka në Instagram dhe meqë rastisët në internet, kontrolloni edhe njëherë postimet e miqve në rrjete sociale. Si përfundim, harruat ç’po bënit në fillim.

Truri-kokoshkë është një tru që “shpërthen” sa te një informacion te tjetri dhe përgjithësisht njihet edhe si “tru majmuni”.

Për të shmangur problemin, ekspertët këshillojnë:

1.       Planifikoni udhëtime në vende ku nuk ka internet. Me zhvillimin e teknologjisë, vështirë të ketë ende zona pa internet apo valë, megjithëse mund edhe thjesht të fikni telefonin.

2.       Vendosini vetes limite: për shembull 1-2 orë qëndrim në rrjete sociale, jo më shumë.

3.       Bëni shëtitje dhe takohuni me miqtë.

Burimi: CNN via Medium Corporation