"HARXHIM I PARAVE PUBLIKE"/ India zbulon statujën më të lartë në botë - AlpeGossip
“HARXHIM I PARAVE PUBLIKE”/ India zbulon statujën më të lartë në botë

“HARXHIM I PARAVE PUBLIKE”/ India zbulon statujën më të lartë në botë

India ka zbuluar statujën më të lartë në botë, e cila kushtoi 430 milionë dollarë për tu ndërtuar.

Statuja e lartë 182 metra në shtetin perëndimor të Gujarat është një homazh për  udhëheqësin e pavarësisë Sardar Vallabhbhai Patel.

Kryeministri Narendra Modi tha se “statuja e unitetit” do të shërbejë si një tërheqje e madhe turistike.

Por vendasit thonë se ndërtimi i statujës është vetëm një harxhim i parave publike dhe se fondet duhet të ishin vënë në përdorim për investime më të mëdha.

Modi, i cili zbuloi statujën në një event madhështor të inaugurimit, tha se është “një simbol i integritetit dhe vendosmërisë së Indisë”.

Aeroplanët e Forcave Ajrore hodhën lule në statujë, e cila u realizua nga  skulptori indian, Ram V Sutar.

Sipas mediave lokale, mijëra policë janë vendosur në të gjithë rrethin, i cili ka dëshmuar incidente të dhunës dhe protesta mbi zbukurimin.

Policia arrestoi gjithashtu fermerët dhe aktivistë që protestuan të martën.

Statuja është bërë një pikë referimi për fermerët lokalë të cilët kërkojnë kompensim për tokën që ata thonë se është blerë nga qeveria për projekte të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e memorialit.

Qeveria e Gujarat raportohet se ka paguar më shumë se gjysmën e fondeve për statujën, ndërsa pjesa e mbetur ka ardhur nga qeveria federale ose donacionet publike.