SA ORË PORNO ËSHTË NORMALE TË SHOHËSH? Zbuloni te cili grup shikuesish bëni pjesë – AlpeGossip
SA ORË PORNO ËSHTË NORMALE TË SHOHËSH? Zbuloni te cili grup shikuesish bëni pjesë

SA ORË PORNO ËSHTË NORMALE TË SHOHËSH? Zbuloni te cili grup shikuesish bëni pjesë

Njerëzit shikojnë shumë pornografi – më shumë se 4 miliardë orë në PornHub vetëm vitin e kaluar. Një studim i fundit në “Journal of Sexual Medicine” zbuloi se ka tre grupe shikuesish dhe vetëm njëri është i shëndetshëm.

Udhëhequr nga Marie-Pier Vaillancourt-Morel në Université Laval në Quebec, ekipi hulumtues mblodhi 830 pjesëmarrës nga listat e universitetit, në internet dhe rrjetet sociale. Mbi 70 për qind ishin gra, mosha mesatare ishte 25 vjeç dhe 80 për qind ishin heteroseksuale. Statusi i marrëdhënieve ishte rreth 35 për qind ishin të martuar ose bashkëjetonin, rreth 35 të tjerë ishin single dhe 29 për qind ishin duke dalë në takime.

Grupi i parë janë ata rekreativë, me 75 përqind të pjesëmarrësve që shihnin rreth 24 minuta në javë. Kryesisht ishin persona që ishin në një lidhje.

Grupi i dytë ishin ata “të pikëlluar” që shihnin më pak se 17 minuta në javë, dhe në të bënin pjesë 12.7 përqind.

Grupi i tretë janë ata të fiksuarit, rreth 11.8 përqind, që shohin 110 minuta porno në javë.

Sipas studimit, vetëm ata rekreativë janë shikues të shëndetshëm. Tek ta vihej re një kënaqësi më e madhe seksuale, sesa te grupet e tjera që anonin më shumë në shmangie (grupi i dytë) apo fiksim, por jo kënaqësi(grupi i tretë).