DITËLINDJA E 28-TË/ Brenda festës madhështore së Luana Vjollcës (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DITËLINDJA E 28-TË/ Brenda festës madhështore së Luana Vjollcës  (FOTO+VIDEO)

DITËLINDJA E 28-TË/ Brenda festës madhështore së Luana Vjollcës (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme, Luana Vjollca festoi ditëlindjen e saj të 28. Që në orët e para të ditëlindjes Luana priti plotë urime dhe dhurata nga njerëzit e saj të afërt por dhe nga fansat e saj. Luana gjithashtu preferoi tu bënte të gjithë dashamirësve të saj një surprizë kështuqë zgjodhi të publikojë një këngë të re të cilën e konsideroi si një dhuratë për fansat.

Kënga titullohet ”Ti Amo” dhe është pritur me goxha qejf nga ndjekësit e saj.

Për sa i përket festës së ditëlindjes së saj, ajo zgjodhi ta organizojë në një lokal të njohur në Dhërmi. Organizimi ishte tepër i bukur dhe dekori  i lokalit merr notën 10. Në festë nuk munguan as fishekzjarret, torta gjigande dhe as qejfi me këngë e kërcime. Me plotë të ftuar VIP, festa dukej madhështore dhe goxha luks.

 

Në ditëlindjen e këngëtares ishte Fifi që performoi dhe ndezi atmosferën. Pjesë e ditëlindjes së saj ishin Marina Vjollca, Getoar Selimi, Krenar Çoçaj (i përfolur si i dashuri i Luanës), Lori Hoxha, Eraldo Rexha,  Klodiana Shala, Evi Reçi e shumë të tjerë.

  

E si përfundim, Luana mbeti shumë e lumtur nga festa e saj, ndërsa ne i urojmë dhe shumë ditëlindje të tjera si ajo e djeshmja!

/AlpeGossip.al