Çdo person ka një stil unik që e dallon nga të tjerët.
Pavarësisht se shumica prej nesh, ndjekin tendencat më të fundit të modës, sërish ka diçka të veçantë në veshjen e gjithë secilit.
Nuk e dimë nëse e kishit vënë re edhe ju, por në veshjet e moderatores së njohur, Eva Muratit ka një detaj që e dallon nga të tjerat.
Eva mesa kemi kuptuar adhuron ngjyrat. Në fakt me tiparet e saj, ngjyrat e ndezura i rrinë më së miri asaj. Në çdo emision, Eva shfaqet me ngjyra të ndryshme.
Moderatorja bukuroshe, edhe pse eksperimenton me ngjyrat, të preferuarën e saj, duket që ka ngjyrën e kuqe. Veshja e ngjyrave të ndezuara duket zgjedhja e duhur e Evës, pasi shëndrin në ekran.