“PA FLORIANIN ËSHTË JASHTËZAKONISHT E VËSHTIRË”/ Landi i “West Side Family” në një rrëfim si asnjëherë më parë – AlpeGossip
“PA FLORIANIN ËSHTË JASHTËZAKONISHT E VËSHTIRË”/ Landi i “West Side Family” në një rrëfim si asnjëherë më parë

“PA FLORIANIN ËSHTË JASHTËZAKONISHT E VËSHTIRË”/ Landi i “West Side Family” në një rrëfim si asnjëherë më parë

Landi i “West Side Family” ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku foli për muzikën, planet, projektet e fundit por edhe ato që ka në plan të publikojë.

Në një intervistë shumë speciale, Landi u shpreh për dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon rrugëtimin e shkëlqyer, edhe pse të vështirë pa të. Teksa Miri, nuk ia doli të jetë në studio, ai ishte gjithashtu pjesë e intervistës përmes një telefonate.

Çfarë tha ai për projektin më të fundit të grupit, dhe çfarë pritet të publikojë më tej West Side Family?!

Lidhur me projektet muzikore, Landi tha:

Ne mundohemi të gjejmë një fabulë, të përfaqësojë “West Side Family”. Mos të jetë një produkt kalimtar, një produkt që t’i kuptohet gjëja, teksti, muzika dhe interpretimi të bëhen bashkë. Pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë, por ne punojmë ende me vëllain e tij, Albanin.

Ndërkohë, Landi zbuloi diçka që padyshim do t’i lumturojë fansat:

Ne kemi bërë përpjekje me grupe pune, që organizojnë koncerte. Një herë ka ndodhur tërmeti, pandemia. Kemi edhe ne disa pikëpyetje që pse kjo gjëja e madhe nuk po del?! Është tribute për Dr. Forin. Përgjegjësia është e madhe tani që Flori nuk është këtu. Do kemi pikëpyetjen a i pëlqeu atij?!

Landi ndërkohë u shpreh edhe për projektin më të fundit muzikor, këngën “ME EX”, të publikuar vetëm një javë më parë:

Ishte energji aq e mirë, sa edhe balerinët e ndjenë produktin e tyre. Ritmi nuk ra në asnjë moment, xhirimet e fundit janë vendosur në klip.