“TOKA E SHQIPONJAVE, VENDI MË MIQËSOR”/ Ricky Martin mahnitet nga mikpritja në Shqipëri – AlpeGossip
“TOKA E SHQIPONJAVE, VENDI MË MIQËSOR”/ Ricky Martin mahnitet nga mikpritja në Shqipëri

“TOKA E SHQIPONJAVE, VENDI MË MIQËSOR”/ Ricky Martin mahnitet nga mikpritja në Shqipëri

Ylli i muzikës latine Ricky Martin është mahnitur nga shqiptarët teksa po qëndron në vendin tonë për koncertin që do të mbajë në sheshin Skënderbej.

Ylli latin ka promovuar Shqipërinë tek mbi 18 milion ndjekësit e tij në Instagram nga e gjithë bota. Ai e cilëson Shqipërinë si “Tokën e Shqiponjave” dhe thekson se është një nga vendet më miqësore që ka vizituar ndonjëherë.

“Shqiptarët janë tepër miqësorë. Një nga gjërat më të mira të udhëtimit në Tokën e Shqiponjave është se kudo që të shkoni, nga kryeqyteti në riviera, nga malet në qytetet historike, do të jeni të mirëpritur nga vendasit. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që do të vizitoni ndonjëherë”, shkruhet në postimin e ndarë nga Ricky Martin teksa ai e vërteton këtë duke shtuar se ky është fakt.

'Toka e Shqiponjave, vendi më miqësor', Ricky Martin