”ËSHTË BËRË SHUMË E FAMSHME KJO…”/ Kejvina Kthella flet për sherrin me Françeskën – AlpeGossip
”ËSHTË BËRË SHUMË E FAMSHME KJO…”/ Kejvina Kthella flet për sherrin me Françeskën

”ËSHTË BËRË SHUMË E FAMSHME KJO…”/ Kejvina Kthella flet për sherrin me Françeskën

Kohë më parë u përfol se Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe, dy modelet që dikur ishin mikesha, nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri. E ftuar në “E diell”, Kejvina ka folur si rrallëherë për këtë çështje. Modelja u shpreh se sherri i tyre u bë i bujshëm sepse ato janë personazhe publike, por në fakt sipas saj miqësia e tyre ka mbaruar shumë thjesht.

“Nuk jam e vetmja! Të gjithë kemi miqësi që kanë mbaruar. Thjesht më është bërë shumë e famshme kjo gjë meqë gocat që unë jam shoqëruar kanë qenë të gjitha goca televizioni. Kemi menduar më mirë secila në hesapin e vetë”, u shpreh Kejvina.