Mbrëmjen e djeshme, në televizionin “Top Channel” u transmetua finalja e spektaklit “The Voice Kids” në një natë të mbushur me emocion, humor dhe surpriza të shumta.
Por gjatë spektaklit, nuk ka munguar dhe një batutë ngacmuese që moderatori Ledion Liço i bëri partneres së tij Sara Hoxha, që mesa duket u ka shpëtuar të gjithëve.
Teksa bisedonte me një nga konkurrentet, e cila i tha se “si i bën jufkat Dibra nuk bëhen askund”, Ledioni u përgjigj:
“Epo nuk ke qenë në Kukës akoma ti!” Për të gjithë ata që nuk e dinë, familja Hoxha është me origjinë nga Kukësi, çka do të thotë se me siguri mes tyre kanë shpërthyer të qeshurat pas batutës publike të dhëndrit të shtëpisë.




![Menjëherë pas lidhjes Marina Fara ka probleme me të dashurin e saj? Ka dy fjalë për t’i thënë [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/Magjiiddd-400x223.jpg)








