Ju kujtohet Zejnep në serialin ‘Nënë’? E tmerrshme ç’i ka ndodhur asaj – AlpeGossip
Ju kujtohet Zejnep në serialin ‘Nënë’? E tmerrshme ç’i ka ndodhur asaj

Ju kujtohet Zejnep në serialin ‘Nënë’? E tmerrshme ç’i ka ndodhur asaj

Me siguri të gjithëve ju kujtohet seriali turk ‘Nënë’, i cili u transmetua pak kohë më parë tek ne dhe arriti një numër të madh audience dhe pëlqyeshmërie nga shikuesit. Aktorja kryesore e serialit, Cansu Dere, ose e njohur ndryshe si ‘Zejnep’, me rolin e saj si një nënë birësuese, preku zemrat e publikut shqiptar.

Mirëpo, një lajm i trishtueshëm vjen sot nga aktorja. Sipas mediave turke, pasi është larguar nga shtëpia, asaj i kanë vjedhur gjithçka me vlerë. Cansu nuk ka pasur kasafortë dhe kjo gjë e ka lehtësuar punën e hajdutëve.

Aktores i kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 100 mijë euro, ndërsa ajo menjëherë sapo është kthyer në shtëpi ka lajmëruar policinë. Policia po merret me identifikimin e personave që kanë kryer vjedhjen dhe kthimin e sendeve personale tek Cansu.