Aktori i njohur jep lajmin e gëzueshëm/ Bëhet baba në moshën 50-vjeçare – AlpeGossip
Aktori i njohur jep lajmin e gëzueshëm/  Bëhet baba në moshën 50-vjeçare

Aktori i njohur jep lajmin e gëzueshëm/ Bëhet baba në moshën 50-vjeçare

Dy aktorët e famshëm, Rachel Weisz dhe Daniel Craig kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Ata janë bërë prindër të një vajze dhe ndihen mjaft të lumtur për këtë.

Lajmin e bujshëm të pritjes së ëmbël aktorja 48-vjeçare e dha vet gjatë një interviste në muajin prill. Në këtë intervistë Rachel tha se ajo dhe Daniel janë shumë të lumtur që do të bëhen me një fëmijë të vogël.

Rachel është gjithashtu nënë e një djali 12-vjeçar me ish-të fejuarin Darren Aronofsky, ndërsa Daniel ka një vajzë 26-vjeçare me ish-bashkëshorten Fiona Loudon.

Dyshja e njohur janë martuar në vitin 2011 ndërsa njihen si ndër çiftet më të bukura në industrinë e filmit.

Momentalisht Craig është duke punuar në filmin e tij të fundit në rolin e agjentit sekret “James Bond”.