Dasma më e përfolur në Itali/ Çifti i famshëm i Instagram-it kurorëzojnë dashurinë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Dasma më e përfolur në Itali/ Çifti i famshëm i Instagram-it kurorëzojnë dashurinë (FOTO+VIDEO)

Dasma më e përfolur në Itali/ Çifti i famshëm i Instagram-it kurorëzojnë dashurinë (FOTO+VIDEO)

Sot në mëngjes pothuajse e gjithë bota e Instagram-it është zgjuar nga story-it dhe fotot nga nata e parë ose (darka-provë) e blogeres së famshme Chiara Ferragni dhe reperit italian Fedez.

Detajet e mbrëmjes së djeshme e bënë festën të ishte një super event, aq sa pa frikë mund ta krahasonim edhe me dasmën mbretëtore.

Ashtu siç e kishin parashikuar, ceremonia do të mbahej me 1 shtator dhe tani që flasim, Chiara dhe Fedez po bëjnë betimet e tyre të para si burrë dhe grua.

Blogerja e njohur dhe partneri i saj, vendosën të kurorëzoheshin në Noto të Siçilisë. Të ftuarit, janë lejuar të shkrepin foto dhe siç do ta shihni më poshtë nuk kanë pritur fare për t’i postuar në Instagram.

Ndonëse asnjëri prej të dyve nuk i ka mbajtur lotët ja dolën t’i përfundojnë me sukses premtimet kundrejt njëri tjetrit.

Pas hyrjes së nusës, e shoqëruar nga i ati, shfaqet mamaja bashkë me bebushin 5 muajsh të çiftit, i cili është kthyer zyrtarisht në beben më të famshëm të Instagram-it.

Ashtu siç na paralajmëroi, Chiara u shfaq e veshur me një fustan të bardhë të dizenjuar nga Dior, me detaje të stiluara sipas kërkesës së saj dhe një vello të gjatë e vendosur pas modelit të thjeshtë të flokëve.