U PËRLOTËM/ Fjolla Morina e prekur për nënën: Ti je zoti, ngushëllimi dhe burimi… – AlpeGossip
U PËRLOTËM/ Fjolla Morina e prekur për nënën: Ti je zoti, ngushëllimi dhe burimi…

U PËRLOTËM/ Fjolla Morina e prekur për nënën: Ti je zoti, ngushëllimi dhe burimi…

Fjolla Morina ka publikuar herë pas here në ‘Instagram’ foto të familjarëve të saj, duke na njohur kështu me ta.

Së fundmi këngëtarja është gjendur në një situatë të vështirë, pasi personi i saj më i afërt ndodhet në spital. Përpara pak minutash Morina ka publikuar një foto të nënës së saj, mbi të cilën ka treguar se sapo ka dalë nga një operacion tepër i vështirë.

“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj se mrekullitë ekzistojnë. Kisha shumë frikë, por nuk u bëra pre e pesimizmit, luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës se mami im do t’ja dilte mbanë edhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat. E pra, e dashura nëna ime, ti je zoti im, ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë. Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror të Prishtinës, të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje”, – ka shkruar Fjolla.

Mesa duket ky ka qenë një nga momentet më të vështira për këngëtaren dhe nënën e saj, por që tashmë ka kaluar me sukses