“VETËM GJATË…”/ Tirana “izolohet” në prag të finales së Conference League, Jonida Maliqi nuk mund të ishte më e lumtur (VIDEO) – AlpeGossip
“VETËM GJATË…”/ Tirana “izolohet” në prag të finales së Conference League, Jonida Maliqi nuk mund të ishte më e lumtur (VIDEO)

“VETËM GJATË…”/ Tirana “izolohet” në prag të finales së Conference League, Jonida Maliqi nuk mund të ishte më e lumtur (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e madhe e UEFA Conference League midis Romës dhe Feyenoord-it, në stadiumin “Air Albania”.

Prej ditësh Tirana ka marrë një hije tjetër. Të shumtë janë tifozët italian dhe holandez që kanë mbërritur në kryeqytet. Bashkia e Tiranës dhe të gjitha instancat e shtetit kanë marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Mëngjesin e sotëm shumë akse rrugore janë bllokuar. Duket sikur qytetit ka rënë në qetësi dhe këtë situatë Jonida Maliqi po e shijon në maksimum. Ajo ka postuar disa stori në instagram duke shijuar qetësinë nga ballkoni i shtëpisë së saj.

“Vetëm gjatë pandemisë ka qenë kaq qetësi,”-shkruan këngëtarja.

VIDEO