EMISIONI I RI ME DONALDIN DHE ROMEON/ Flet më në fund Bora Zemani:Mezi po pres… – AlpeGossip
EMISIONI I RI ME DONALDIN DHE ROMEON/ Flet më në fund Bora Zemani:Mezi po pres…

EMISIONI I RI ME DONALDIN DHE ROMEON/ Flet më në fund Bora Zemani:Mezi po pres…

Që pas përfundimit të “Kënga Magjike”, moderatorja Bora Zemani nuk u shfaq në asnjë program tjetër dhe vetëm pak kohë më parë ajo publikoi një foto me binjakët e ‘Al Pazar’, Donald dhe Romeo pranë së cilës kishte shkruar ‘3-shat’ duke lënë të kuptohet se diçka po përgatiste me ta.

Siç u mësua nga ‘Blitz.al’ Bora së bashku me binjakët do të sjellin një emision të ri të tipit ‘Late night show’ që do të titullohet ‘3-shat’. Megjithatë lidhur me këto lajme Bora vendosi mos të reagonte duke mos zbuluar asgjë.

Por, së fundmi ajo i ka kërkuar ndjekësve të saj që t’i thonin se cili mendojnë ata se do të jetë projekti i saj i radhës. Ndërkohë që shumë prej tyre kanë dhënë mendimin e tyre, Bora ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim në TV.

“Nuk po publikoj më nga përgjigjet tuaja se janë pafund. Projekti i radhës ka lidhje me TV. Shumë shpejt do vijë me një format të ri, shuuuumë të  veçantë e të bukur. Mezi po pres… shihemi së shpejti.”, ka shkruar Bora në postim duke mos zbuluar nëse pjesë e tij do të jenë edhe dy aktorët e njohur.